FIA, vendos për fituesin mes Verstapenit e Hamiltonit

Vazhdon kontesti i garës së sotme të Formula 1 në Abu Dabi, ku Maks Verstapen doli fitues përpara 7 herë kampionit të botës, Luis Hamilton. Ekipi i Hamiltonit ka dërguar ankesë lidhur me garën pasi pas aksidentit, Verstapen nuk e rinisi garën si i katërti, por si i dyti menjëherë pas Hamiltonit.

Kjo ankesë është refuzuar, ndërsa tani i gjithë kontesti është kthyer kah FIA.  Gazetari i profilizuar në Formula 1, Kris Medland ka thënë se “askush nuk fiton tani më”.

Ai e ka cilësuar si zhgënjyese gjithë këtë që ka ndodhur pas një sezoni me gara fantastike midis Hamiltonit dhe Verstapenit.

Së shpejti pritet të merret edhe vendimi i cili nuk pritet të ndryshojë diçka të madhe sa i përket fituesit të garës, por që mund të merret vendimi se Verstapen ka fituar me gabimin e FIA-s.

LEXO EDHE:

Back to top button