Finalistja e vitit të kaluar në Londër, nuk do të merr pjesë në “Australian Open”

Aktualisht tenistja e katërt e renditjes VTA, Karolina Plishkova nuk do të luajë në “Australian Open” që do të mbahet në janar në Melburn.

Finalistja e vitit të kaluar në “Uimbëldon” ka një lëndim në dorën e djathtë, për shkak të të cilit nuk do të mund të luajë në turneun e parë Grand Slam të sezonit të ri. Mungesa e tenistes nga Çekia është konfirmuar edhe nga organizatorët e turneut.

Ish-numri një i botës në vitin 2021 garoi në finalen e “Uimbëldon”, por u mposht nga Eshli Barti për trofeun. Ishte finalja e dytë për karrierën e saj, pasi më parë kishte humbur ndeshjen për trofeun e “US Open” në 2016. Në Melburn, rezultati më i mirë i Plishkovës është një vend në gjysmëfinale në vitin 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button