Futbollistët nga kampionatet evropiane, përpos Premierligës në Angli, janë në pushime dimërore. Kohën e qëndrimit jashtë fushave të futbollit, futbollistët e kanë shfrytëzuar duke shkuar në plazhat e njohura, ndërsa të tjerët kanë vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lionel Mesi kënaqet me bashkëshorten Antoanellën dhe familjarët e tij, ndërsa Grizman dhe Koke janë në një turne të përbashkët në SHBA, ndërsa të tjerët vendosën që të vizitojnë Dubai-n.


Pas festive të Vitit të Ri, futbollistët do të mendojë për rikthimin në terrenet e gjelbra. La Liga e Spanjës, ka caktuar ndeshjet më 2 janar, ndërsa një javë më vonë rikthehet emocionet e futbollit në Itali, Gjermani dhe Francë.









