Gjiganti anglez i ofron Dibala-s….10 mln euro në sezon

Disa klube të mëdha në Evropë janë lidhur me nënshkrimin potencial të Paulo Dibala-s, si lojtar i lirë në verë, pasi ai raportohet se ka vendosur që të mos e vazhdojë kontratën me Juventusin, derisa Interi u përmend si skuadra e parë e madhe e interesuar për shërbimet e tij.

Javë më parë ishte raportuar se “bardhezinjtë” i kishin ofruar Dibalas 10 milionë euro në sezon për vazhdimin e kontratës dhe se palët ishin afër mbylljes së marrëveshjes, por më pas ata janë tërhequr nga ky propozim duke zgjuar kështu pakënaqësi te lojtari dhe rrjedhimisht edhe bllokimin e negociatave.

Përveç Interit, në këtë skenar raportohet se janë futur edhe Liverpuli, Totenhami dhe Man. Sitit me këta të fundit që sipas “La Gazzetta dello Sport”, do t’i ofrojnë argjentinasit një kontratë me 10 milionë euro në vit. Dibala iu bashkua Juventusit nga Palermo në një marrëveshje prej 40 milionë euro në vitin 2015. Ai ka shënuar 111 gola në 276 paraqitje me “Zonjën e Vjetër”

LEXO EDHE:

Back to top button