Gosens, flet si futbollist i Interit dhe zbulon kush e ka nxitur drejt Milanos

Gosens ditë më parë zbarkoi te Interi, ndërsa në mbrëmje u zyrtarizua gjithcka. Gjermani, që vitet e fundit ka qenë lojtari i krahut me rezultativ me asist dhe gola, u prezantua para mediave italiane.

“Kam folur tashmë me Inzagin, mezi pres të futem në fushë. Dua të vazhdoj të shkruaj historinë e futbollistëve gjerman te Interi”.

Gosens nuk ka harruear dhe ka përshëndetur edhe Atalantën.

 

“Në futboll ka shanse që dalin vetëm njëherë në jetë”

 

Dita e parë te “Nerazzurri” dhe fjalët e para si lojtar i Interit për Gosens.

 

 “Të jesh në një nga skuadrat më të mëdha në Evropë është një krenari e madhe”, pranon anësori gjerman, i cili mbërriti nga Atalanta në formë huazimi me detyrimin blerje.

 

Një aventurë e re për Gosens, i cili tashmë ka kontaktuar me “Nerazzurrët” edhe falë këshillës së Bastonit.

 

“Ai më tha tashmë disa vite më parë se klubi ideal është Interi edhe për këtë arsye nuk ishte një zgjedhje e vështirë – shpjegon ai”.

LEXO EDHE:

Back to top button