Grinvud nën akuza serioze, Junajted nuk fal çfaredo lloji dhune

Një video skandaloze është publikuar në mediat britanike, e cila mund ta ndikojë në karrierën e sulmuesit të Mançester Junajtedit, Mejson Grinvud.
E dashura e tij, Harriet Robson ka publikuar një video, ku Grinvud dëgjohet duke i kërkuar dhunshëm që të kenë marrëdhënie intime.
“Për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë Mejson Grinvud më bën mua”, ka shkruar ajo, si mbishkrim në video.
Man. Junajted ka reaguar pas pamjeve të rënda të publikuara, që përfshinin futbollistin e tyre.
“Ne jemi në dijeni të imazheve dhe pretendimeve që qarkullojnë në mediat sociale. Nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa të vërtetohen faktet. Man. Junajted nuk fal asnjë lloj dhune,” thuhet në reagimin e Djajve të Kuq.