Hjustoni nuk lejon befasi, fiton edhe Toronto

Mbrëmë në NBA u zhvilluan 4 ndeshje. Skuadra e Hjustonit mposhti Nju Orlinsin, për të regjistruar fitoren e 6-të radhazi. Kristian Vud u dallua te Hjustoni me 23 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa më efikas te Nju Orlinsi ishte Brendon Ingram, me 40 pikë dhe 5 kërcime.

Juta Xhaz mposhti Klivlend Kavaliers me rezultat 109-108, për të zgjëruar serinë e fitoreve në 4 ndeshje. Donovan Mitçell, i cili shënoi 35 pikë dhe 6 asistime, ishte lideri i vërtetë i skuadrës së Juta Xhaz, ndërsa më efikas te skuadra që pësoi humbje ishte Darius Garland, I cili realizoi 31 pikë dhe 5 asiste.  Ndërkohë Sharloti, në transfertë mundi Atlantën, me rezultat 130-127, ndërsa Toronto shfrytëzoi terrenin vendas dhe mundi Uashingtinin me rezultat 102-90.

LEXO EDHE:

Back to top button