Hoxhson, në moshën 70 vjeçare do të drejtojë Uatford-in!?

Trajneri i njohur anglez, Roj Hoxhson pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Uatfordit. SKuadra angleze kanë shkarkuar mbrëmë trajnerin e tyre, Klaudio Ranieri dhe tashmë duhet të gjejnë një emër të ri për stolin e tyre.

I lirë dhe i papunë është Roj Hoxhson, ikona angleze që tashmë është në moshën 74 vjeçare. Përkundër viteve mbi supet e tij, Hoxhson, sipas ‘Sky Sports’, pritet të marrë drejtimin e Uatford-it.

Aventura e fundit e tij ishte te Kristal Pallas, ku u pasua nga Patrik Vieira. Mbetet të shihet nëse Hoxhson do të zyrtarizohet në krye të stolit të Uatfordit.

LEXO EDHE:

Back to top button