Ademi: Javën e ardhshme caktojmë trajnerin e ri të Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se javën e ardhshme do të zgjidhet trajneri i ri i kombëtares së Kosovës.

“Ne kemi bërë oferta për grupin final të trajnerëve, ata ende janë duke i shqyrtuar dhe analizuar ofertat. Presim që javën e ardhshme do të deklarohen dhe pas shqyrtimin të kërkesave nga komisioni i caktuar, ai i cili i përmbush kërkesat tona dhe shohim që është i duhuri do ta ftojmë për nënshkrimin e kontratës”, tha Ademi.

Sipas Ademit, nëse asnjë nga emrat e lartpërmendur si plotëson kriteret, “do të fillojmë të flasim edhe me emrat që i kemi si grupi të dytë”. Kosova është pa trajner që prej se e FFK-ja e shkarkoi zviceranin Bernard Shalland në tetor të vitit të kaluar.

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë një miqësore të madhe në muajin mars. “Dardanët” do të përballen me Zvicrën më 29 mars. /Enigma/

LEXO EDHE:

Back to top button