Amir Bilali, nga Rumania do të vazhdojë në Hungari

Amir Bilali do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin e Hungarisë, pasi që firmosi kontratë me skuadrën e Meszokovesd Zsory. Bilali së fundmi ishte pjesë e skuadrës rumune të Akademica Clinceini, te e cila skuadër luante një rol mjaft të rëndësishëm. Ai gjatë stinorit vjeshtorë në elitën e futbollit rumun u paraqit në plotë 16 ndeshje.

“Jam shumë i kënaqur me këtë transferim të ri! Te Akademica Clinceni në Rumani gjërat filluam të keqësoheshin, dhe e ndërpreva kontratën. Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë. Aty edicionin e kaluar kapëm edhe ndeshjet e “play-off”, pasi përfunduam në pozitën e 5-të. Megjithatë gjërat ndryshuan këtë edicion, ndaj dhe me marrëveshje të dyanshme ndërpreva kontratën” – u shpreh Amir Bilali.

Futbollist nga Gostivari, i cili kishte nisur karrierën në Itali me të rinjët e Lacios, në futbollin tonë vendor kishte veshur fanellat e skuadrave të Rabotniçkit dhe FC Shkupit, ndërsa para se të transferohej në Rumani te Academica Clinceni, luajti edhe në Superligën e Shqipërisë te skuadrat e Bylisit, Teutës dhe së fundmi Partizanit. Ndërkohë dy vite, ishte pjesë e skuadrës Celje në Slloveni. /InfOSport/

LEXO EDHE:

Back to top button