Anulohet edhe sfida në mes Totenhamit dhe Renit!

Skuadra angleze, Totenham Hotspur, ka njoftuar se nuk do ta luajë ndeshjen ndaj Renit, e planifikuar për ditën e enjte, në kuadër të Ligës së Konferencës. Skuadra angleze ka konfirmuar 13 raste pozitive te skuadra e Totenhamit me “Covid 19”.

“Ne mund të konfirmojmë se ndeshja jonë në kuadër të Ligës së Konferencës, në kuadër të grupit G, kundër Renit, në shtëpi, nuk do të luhet nesër, pas numrit të madh të rasteve me “Covid-19” në klubin tonë”, thuhet në faqen zyrtare të Tottenham.

Përballja në mes Totenhamit dhe Renit, duhej të zhvillohet të enjtën, në stadiumin në Londër, në orën 21.00.

LEXO EDHE:

Back to top button