Armando Broja, sërisht është temë kryesore në Angli

Armando Broja është temë kryesore në Angli. Këtë herë figura të njohura ndër vite në Premier League dhe legjenda si ish-mbrojtësi i Arsenal, Martin Keon, kanë folur për sulmuesin e Shqipërisë.
“Duhet ta duartrokasim Armando Brojën, ritmin që ka. Më ka impresionuar vërtet te Southampton. Ka një fizik ekzemplar, arrin të fus topin atje ku Maguire nuk është në gjendje ta ndaloj. Broja ka gjithçka i nevojitet. Ritmin është aty, shihni sesi arrin të fitojë një top. Kaq i shpejtë, i pëlqen loja një për një dhe megjithë kundërshtarët rreth tij. Ky sulmues është kaq i vështirë për të luajtur kundër tij”, tha Keon, menjëherë pas ndeshjes kundër Mançester Junajtedit që u mbyll me barazim 1-1.