Atalanta-Napoli, sot vendoset kundërshtari i Juventusit

Pasi që ndeshja e parë e kësaj gjysmëfinaleje përfundoi pa gola, Atalanta pret sot në Bergamo skuadrën e Napolit, ku do të vendoset kundërshtari i Juventusit në finalen e Kupës së Italisë.  Juventus barazoi pa gola mbrëmë me skuadrën e Interit, ku ndeshja e parë që ishte zhvilluar, kishte përfunduar në të mirë të “Zonjës së Vjetër”, kështu duke e siguruar biletën drejt finales, përcjell KosovaPress.

- Advertisment -

Napoli do të shikojë të vazhdojë rrugëtimin drejt finales, për mbrojtjen e titullit të Kupës së Italisë, të cilin e fitoi në sezonin 2019/20 kundër Juventusit, ndërsa Atalanta do të hyjë në këtë ndeshje me qëllim për të siguruar biletën drejt finales, që në rast fitoreje të saj, do të ishte trofeu i parë pas 60 vjetësh.

Të dy trajnerët Gasperini dhe Gattuso, do të kenë mungesa të mëdha në skuadrat e tyre.

Gasperini do të jetë pa Joakim Maehle, Hans Hateboer dhe Christian Romero, ndërsa për Gattuson do të mungojnë dy mbrojtësit Koulibaly, i cili mungon për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe Kostas Manolas që ka pësuar një lëndim, ku së bashku me këta të dy do të mungojnë edhe sulmuesi Dries Mertens dhe mesfushori Fabian Ruiz.

Formacionet e mundshme:

Atalanta (3-5-2): Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Ruggeri, De Roon, Freuler, Gosens; Pasalic, Ilicic; Zapata

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Rrahmani, Hysaj; Elmas, Bakayoko, Zielinski; Politano, Lozano, Insigne

20:45 Atalanta – Napoli (Stadiumi Gewiss)

LEXO EDHE:

Back to top button