Atletiko Madrid është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt me fitoren ndaj Portos, me rezultat 3-1 Dy skuadrat nuk shënuan asnjë gol në pjesën e parë, pavarësisht rasteve të shumta. Ishte Antoan Grizman që kaloi Atletikon në epërsi, një minutë pasi nisi pjesa e dytë pas një asistimi të Lemar (56′).
Problemet për Atletikon nisën kur Karrasko u ndëshkua direkt me karton të kuq (67′), por pastaj edhe Porto mbeti me 10 lojtarë në fushë, kur Vendell pas një përplasje arbitri e ndëshkoi me të kuq gjithashtu.
Atletiko ia doli të shënoi dy herë të tjera krejtë në fund. Anhel Korrea pas një asistimi të Griezman dyfishoi epërsinë (90′), derisa dy minuta më vonë fitoren e vulosi De Paul (90+2). E tëra që bëri Porto, ishte goli i nderit i shënuar nga Oliveria nga pika e bardhë (90+6).
Me këtë fitore, Atletiko kualifikohet nga pozita e dytë nga grupi B, me shtatë pikë, derisa Porto do marrë pjesë në Ligën Evropa.
Rezultatet e raundit te fundit në garat në grup:









