Avioni gjatë uljes mbyt ariun në pistë

Në Alaskën Juglindore, një aeroplan gjatë uljes ka goditur një ari duke e mbytur në vend. Ngjarja ka ndodhur në Aeroportin e Jakutas, kur një aeroplan i modelit Boeing 737-700 kishte goditur ariun për vdekje, shkruan Indipendent.

“Rrota e përparme ka goditur ariun, ndërsa piloti kishte hetuar një goditje në anën e majtë të avionit”, deklaruan nga Alaska Airlines.

Raporti shton se ulja e avionit ka ndodhur gjatë natës, dhe përveç ariut të vrarë, ka pasur edhe një tjetër, më të vogël në pistë, i cili ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

LEXO EDHE:

Back to top button