Barcelona fiton “El Klasikon” e Euroligës

Skuadra e Barcelonës në basketball, fitoi takimin e Euroligës, ndaj Realit me rezultatin 93:80.
Nga fillimi e deri në fund të ndeshjes Barcelona ishte më e mirë në çdo aspekt se skuadra e Real Madrid që pas kësaj humbje humbasin pozitën e parë në tabelë. Lojtarët e Barcelonës ishin në formë këtë ndeshje dhe katër lojtarët e Barcelonës përfunduan ndeshjen si më të mirët në këtë përballje.
Mirotiç ishte MVP i takimit, duke shënuar 31 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.