Horhe Hesus nuk është më trajner i Benfika-s. Zyrtarizimi i largimit të trajnerit portugez erdhi me një njoftim në faqet zyrtare në rrjetet sociale nga “shqiponjat e Lisbonës”.
Në njoftimin e Benfikës nuk mungojnë falenderimet për trajnerin për punën që kreu në një vit e gjysmë. Pavarssisht se kaloi grupin në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Barcelonën,
Benfika ka bërë paraqitje jo të mira në kampionat, që detyruan drejtuesit të hiqnin dorë nga bashkëpunimi me një trajner ekspert si Hesus. Ai që do ta zëvendësojë deri në fund të sezonit do të jetë trajneri i skuadrës B, Nelson Verisimo.








