Çellsi bën një hap drejt finales së “EFL Cup”

Skuadra e Çellsit ka shënuar fitore komode në kuadër të gjysmëfinales për “EFL Cup” ndaj Tottenhamit. “Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat 2-0. Kai Havertz pas vetëm pesë minutave lojë kaloi Çellsin në epërsi pas një asistimi të Alonsos (5′).

Ndërkohë, ishte Ben Davies që shënoi një autogol qesharak në përpjekje për të larguar topin (34′), që rezultoi të jetë goli i fundit në takim.

Kësisoj, me këtë fitore, Çellsi është gjithmonë e më pranë finales, me ndeshjen kthyese që zhvillohet javën tjetër, me 12 janar në “Tottenham Stadium”.

LEXO EDHE:

Back to top button