Domenikali:  Do sfidojmë pandeminë, pistat rezerve janë gati

Edhe këtë vit, në kalendar janë 23 gara në formula 1, një rekord, por situata mund të ketë të papritura, ashtu sikurse ka ndodhur dy vitet e fundit. Këtë e konfirmon edhe presidenti i Formula 1, Stefano Domenikali.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të rëndësishme për ne dhe po punojmë për ta bërë të mundur zhvillimin e garës në Majami. Nuk mund të lëmë pas dore Kinën, sidomos tani që kemi një pilot kinez në gara. Gjithashtu synojmë rikthimin në Afrikë. Sezoni 2022, ashtu si dhe në dy vitet e fundit, do të varet shumë nga pandemia dhe se si do të jetë situata në vendet organizatore. Nuk e nënvlerësojmë pandeminë, ndaj mund të ndërhyjmë në kalendarin e garave. Kemi pista që janë gati të rikthehen në kampionat në rast se do të ketë ndryshime”, u shpreh Domenikali.

LEXO EDHE:

Back to top button