Edi Hearn: Jam brengosur se Xhoshua po ndrron shumë trajner

Edi Hern, menaxheri i boksierit Entoni Xhoshua, u shpreh se është i shqetësuar nga fakti se britaniku ka ndërruar disa trajnerë gjatë javëve të fundit. Xhoshua ndodhet në Dubai ku po përgatitet për duelin që do të zhvillojë në prill ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.

Ky i fundit fitoi në shtator sfidën e parë ndaj Xhoshua-s, duke i rrëmbyer titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Dy boksierët kanë rënë dakord për revanshin, që do të zhvillohet në Londër dhe Xhoshua ka kërkuar për trajner të ri dhe javët e fundit është stërvitur me disa të tillë.

Ky është një rrezik i madh që Entoni po merr përsipër. Nëse ke nevojë për një ndryshim atëherë mund të marrësh një drejtim specifik. Kur përdor shumë alternativa, atëherë je në rrezik, pasi bëhesh konfuz.

Nuk më pëlqen që Joshua po stërvitet nga kaq shumë trajnerë. Gjithsesi, e shoh të vendosur dhe të fokusuar te revanshi dhe besoj se kjo do ta ndihmojë në këtë përballje të dytë me Usyk”, u shpreh Edi Hearn.

LEXO EDHE:

Back to top button