VIDEO / Elif Elmas kualifikon Napolin, biletë edhe për Sosiedatin

Skuadra e Napolit ia ka dalë të kualifikohet për në fazën e 1/16-tave në Ligën Europa teksa e siguruan biletën në takimin e fundit në Grupin C, duke mposhtur në shtëpi me rezultatin 3-2, skuadrën e Lesterit. “Të kaltrit” e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën duke gjetur dy gola të shpejtë me Ounas dhe Elmas, megjithatë anglezët treguan shpirtin luftarak dhe gjetën barazimin po në 45-minutat e para.

Me fraksionin e parë që u mbyll në barazim 2-2, Napoli e nisi vrullshëm pjesën e dytë për të rimarrë avantazhin. Dhe, në fakt goli erdhi për italianët që realizuan golin vendimtar në minutën e 53 me Elmas. Ndërkaq, Lesteri nuk pati më forcë për të reaguar dhe kështu përfundoi e treta në grup, duke u transferuar tashmë në kompeticionin Liga e Konferencës. Sakaq, si e parë e Grupit C përfundoi Spartak Moska, me rusët që fituan nga Legias me rezultatin 0-1 dhe raundin pasardhës do ta nisin nga 1/8-tat.

 

Sa i takon sfidave të tjera, Real Sosiedad kalon për më tej si e dytë e Grupit B, teksa mposhtën PSV me rezultatin 3-0, teksa holandezët kalojnë në Ligën e Konferencës

 

Ndërkohë, në vendin e parë të këtij Grupi renditet Monako. Për në fazën pasardhëse të Ligës Europa kualifikohen edhe: Aintraht Frankfurt, Olympiakos, Lion dhe Renxhers.

LEXO EDHE:

Back to top button