General Motors do të shesë vetëm makina pa emetime të CO2-shit

General Motors, prodhuesi më i madh i automjeteve në SHBA, planifikon t’i bëjë të gjitha operacionet e tij globale dhe automjetet pa karbon deri në vitin 2040 dhe të shesë vetëm makina dhe kamionë me emetime zero të dioksidit të karbonit (CO2) deri në vitin 2035.

Zotimi i kompanisë vjen një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë detyrën, duke u zotuar se do t’i ketë prioritet ndryshimet e klimës dhe se do t’i rrisë shitjet e automjeteve elektrike.

“General Motors bashkohet me qeveritë dhe kompanitë anembanë globit, duke punuar për të krijuar një botë më të sigurt, më të gjelbër dhe më të mirë”, tha kryetarja e kompanisë, Mary Barra.

“I inkurajojmë edhe të tjerët që të ndjekin shembullin dhe të kenë ndikim të rëndësishëm në industrinë dhe në ekonominë tonë”, tha ajo.

General Motors, i cili po përpiqet të konkurrojë me prodhues të tjerë të automjeteve të gjelbra, si Tesla dhe Volkswagen, tha se do të investojë 27 miliardë dollarë në automjete elektrike dhe autonome deri në vitin 2025.

Gjiganti i automjeteve tha se do të ofrojë 30 modele elektrike, në nivel global, deri në vitin 2025.

LEXO EDHE:

Back to top button