Gisin, mbron medaljen e artë olimpike në superkombinim

Skitarja zvicerane Mishelle Gisin, për herë të dytë radhazi u bë kampione olimpike. Gisin është fituese e medaljes së artë në disiplinën e superkombinimit në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Skitarja zvicerane erdhi në cak me kohë prej 2 minuta , 25 sekonda e 67 të qindta, duek lënë pas Vendi Holdenerin, poashtu nga Zvicra. Kjo e fundit erdhi në cak me një sekondë e 5 qindta vonesë nga fituesja e garës.

Skitarja italiane, Federika Brinjone, fiton medaljen e bronzit, pasi që kishte 1 sekondë e 85 qindta vonesa nga Gisin.

LEXO EDHE:

Back to top button