Pep Guardiola: Asgjë nuk është vendosur në garën e titullit

Mançester Siti përfitoi plotësisht nga sfiduesit e tyre më të afërt, Liverpulli dhe Çellsi që humbën pikë këtë javë për të regjistruar fitoren e 10-të radhazi në Premierligë dhe për të kaluar tetë pikë përpara, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara. Mirëpo trajneri Pep Guardiola, beson se kjo diferencë nuk është asgjë, pasi që kanë mbetur në lojë edhe 54 pikë për tu fituar deri në fund.
“Ka 54 pikë për të luajtur dhe shumë skuadra të tjera të vështira për të luajtur, kështu që kur i vendos në atë perspektivë tetë pikë është qesharake. Ne ishim 4-0 dhe në 20 minuta ishte 4-3 tre, katër ditë më parë , kundër Lesterit.
Ekipet me të cilat po konkurrojmë, Çellsi dhe Liverpulli, janë më se të jashtëzakonshme. Njëri është kampion i Evropës dhe Liverpulli ka qenë rivalët tanë të mëdhenj në tre, katër vitet e fundit. Dhe ne e kemi këtë distancë jo sepse ata humbin pikë, por sepse ne fitojmë 10 ndeshje radhazi.
Ne po mendojmë vetëm për Arsenalin, Çellsin dhe Sautemptonin, në tre ndeshjet e ardhshme që kemi. Ndoshta për momentin, Arsenali është një nga skuadrat më të mira, në formë të lartë. Është ndoshta Arsenali në momentin e tij më të mirë në katër, pesë apo gjashtë vitet e fundit,” ka përfunduar Guardiola.