Alarm, lojtarët e Bajernit kërcënohen me vdekje

Disa lojtarë të Bajern Munihut kanë marrë kërcënime me vdekje përmes një letre anonime që St Pauli, një ekip nga divizioni i dytë gjerman, mori më 12 janar.

Në letrën e titulluar “shpëto ligën, shpëto futbollin, vdekje derrave të pistë bavarezë”, shfaqen emrat e Robert Levandovskit, Serzh Gnabrit dhe kapitenit Manuel Nojer. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, policia gjermane, përmes St.Pauli, ka marrë në dorëzim letrën dhe ka nisur hetimet me dyshimin për kërcënime dhe prishje të rendit publik.

Bajern Munihu nuk ka komentuar ende për atë që ka ndodhur. Skuadra e Jyrgen Nagelsmann, e fokusuar te fusha e blertë, do të përballet sonte me Salzburgun, në ndeshjen e parë 1/8 të Ligës së Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button