Arsenali ka prioritet mesfushorin brazilian të Juventusit

Skuadra e Arsenalit e ka bërë mesfushorin e Juventusit, Artur Melo, objektivin e tyre kryesor për të përforcuar mesfushën në janar.  Ka shumë pengesa në rrugën e lojtarit të Olimpik Lionit, Bruno Guimaraes, kështu që Artur ka kaluar në krye të listës së dëshirave për Mikel Arteta.

Sipas “RMC Sport”, Arsenali është në ‘bisedime të avancuara’ me Juventusin për ta marrë Arthurin në huazim për pjesën tjetër të sezonit. Megjithatë, eksperti i transferimeve të “Sky Sport Italia”, Fabrizio Romano, thotë se bisedimet janë në një fazë më të hershme dhe ende shumë larg përfundimit.

Arthur u soll nga Barcelona në shtator 2020 si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi për Miralem Pjaniç, një shkëmbim që 18 muaj në asnjë klub nuk është i kënaqur. Vlera e transferimit u njoftua si 76 milionë euro plus deri në 6 milionë euro të tjera bonuse të ndryshme.

Braziliani ka bërë vetëm 11 paraqitje konkurruese për Juventusin këtë sezon dhe ka kontratë deri në qershor 2025.

LEXO EDHE:

Back to top button