Dejvis, plot një muaj jashtë terreneve në NBA

Basketbolliti i Los Anxhelos Lejkersit, Entoni Dejvis, plot një muaj do të jetë jashtë terreneve në NBA. Pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore është konfirmuar se lëndimi i këmbës është më serioze dhe kërkon më shumë kohë për rikuperim.

Në këtë mënyrë vazhdon sezoni i vështirë për qendrën e Los Anxhelos Lejkersit, i cili mungoi në 17 ndeshje, për shkak të lëndmit të gjurit.

Sezonin e kaluar, Entoni Dejvis mungoi në 36 ndeshje, për shkak të lëndimit dhe në pauzën mes dy sezonëve kishte edhe lëndim të muskulit të këmbës. Sipas mediave në SHBA, Dejvis pritet të mungojë në 11 nga 24 ndeshjet për Los Anxhelos Lejkers.

LEXO EDHE:

Back to top button