Feniksi dhe Çikago, marrin kreun në Konferencat e NBA-s

Vjen edhe fitorja e shtatë radhazi për Feniksin, që mposhti 124-121 Hjustonin dhe konsolidon pozitën në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA. Ndeshje me rivalitet, vendosur në fund, me Buker autor i 242 pikëve e Ajton me 23. Ndërkohë që, 41 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, vendimtarë në këtë sfidë.
Rikthehet te fitorja skuadra e Los Anxhelos Lejkers, që mundi 106-101 Juta Xhaz, sfidë ku u dallua LeBron Xhejms me 33 pikë. Te Juta Xhaz më efikas ishte Mitçell me 37 pikë, por që s’mjaftuan të evitohet disfata. Humbet edhe ekipi i Golden Stejtit, që u mund në sekondën e fundit 117-116 nga Denver. Nikola Jokic realizoi 35 pikë e 17 kërcime.
Fiton edhe Bruklini, që mundi 111-106 Nju Jorkun, ku u dalluan Tomas me 21 dhe Kjurri me 20 pikë. Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes ngjitet ekipi i Çikagos, që mundi 125-118 Sakramento, takim ku u dalluan DeRozan me 38 pikë e Uajt me 31 pikë.