Interi firmos me sulmuesin e Xhenoas, Gosens shfaqet në stërvitje

Felipe Kaisedo është praktikisht një lojtar i Interit. Sulmuesi ka nënshkruar kontratën që do ta bëjë atë zikaltër dhe do të kthehet të përqafojë Simone Inzagi, pas përvojës së përbashkët te skuadra e Lazio-s.

Futbollisti u pa të largohej nga zyrat e klubit të Xhenoa-s për të arritur në “Appiano Gentile”.

Ndërkohë, pas nënshkrimit të djeshëm dhe zyrtarizimit, vjen edhe seanca e parë stërvitore në “Appiano Gentile” për Robin Gosens.

Për anësorin gjerman, që ende po lufton me rikuperimin nga dëmtimi, seanca e parë me fanellën zikaltër është zhvilluar brenda palestrës së qendrës stërvitore “Suning”.

LEXO EDHE:

Back to top button