Livo Niskanen fiton medaljen e artë në 15 km

Livo Niskanen nga Finlanda është fitues i medaljes së artë në garën e kros kantrit në 15 km në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
Aleksandër Bolshunov nga Rusia përfundoi garën në vendin e dytë dhe iu gëzua medaljes së argjendit. Piedestali i medaljeve në Pekin u plotësua nga norvegjezi Johanes Klaebo, që arkëtoi medaljen e bronzit.
Kujtojmë se kjo medalje është e dyta në këto lojëra për Niskanen dhe e treta e artë olimpike në karrierën e tij. Livo bëri histori duke sjellë një medalje të dytë për familjen Niskanen nga e njëjta Olimpiadë. Motra e tij, Certu tashmë ka fituar një medalje në Pekin dhe të dy janë vetëm dyshja e katërt e vëllezërve dhe motrave me medalje në të njëjtën Olimpiadë.