Mesi dhe Levandovski, në garë për çmimin “The Best”

Lionel Mesi dhe Robert Levandovski, janë favorit të mëdhenj për çmimin “The Best”, të cilën FIFA, sonte do të ndajë në një ceremoni rasti në Cyrih. Kandidati i tretë është Mohamed Salah, por shumica i japin shumë pak gjasa për të fituar çmimin prestigjioz. Argjentinasi arkëtoi “Topin e Artë”, e cila ndahet nga “France Football”, ashtu që mbetet të shihet se a do të fitojë sërisht më shumë vota në krahasim me sulmuesin polak.

Në konkurencën e femrave, kandidat për çmimin “The Best” janë: Xhenifer Hermoso (Barcelona), Sem Kerri (Çellsi) dhe Aleksia Puteljas (Barcelona). Në mesin e trajnerëve, gara do të zhvillohet në mes Pep Guardiolës, Tomas Tushellit dhe Roberto Mançinit.

Ndërkohë Donaruma, Mendi dhe Nojer janë në garë për çmimin e më të mirit te portierët, ndërsa për golin e vitit, ose çmimin “Pushkash” , do të garojnë: Lamela, Shik dhe Taremi.

LEXO EDHE:

Back to top button