Xhoshua, u bënë të fala Fjurit, Usykut….

Boksieri britanik Entoni Xhoshua u shpreh se për të nuk kanë shumë rëndësi fjalët që dëgjohen kohët e fundit kundër tij dhe se është duke u përgatitur fort për revanshin ndaj Oleksandr Usyk. Ai kërkon të rimarrë titujt kampionë bote në peshën e rëndë që humbi në përballjen e parë që dy boksierët zhvilluan në shtator të vitit të kaluar. Kjo sfidë e dytë është planifikuar për në prill të këtij viti, sërish në Londër.

“Mjaft me thashetheme, fjalë, rregulla të kota. Unë shoh përpara me optimizëm, përgatitem fort me një qëllim të vetëm: Të shpallem për të tretën herë kampion bote në peshën e rëndë. Le të pir**en të gjithë, Fury, Usyk e të gjithë ata që flasin fjalë boshe për mua. Rezultatin do ta shohin në ring, në revansh. Unë kam bërë gabime, por është koha t’i ndreq ato dhe falënderoj ata që më mbështesin”, u shpreh Xhoshua.

LEXO EDHE:

Back to top button