Humb Levante, Bardhi në lojë nga stoli në 20 minutat e fundit
Skuadra e Levantes pësoi humbje të rëndë në terrenin e vet, duke u mundur nga skuadra e Betisit me rezultat 2-4, andaj gjithnjë e më pak ka shpresa për të mbetur në elitën e futbollit spanjoll. Skuadra e Levantes është fundosur në renditje të tabelës me vetëm 11 pikë.
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, u paraqit nga minuta e 67-të, por pa sukses për të përmbysur rezultatin e rivalit edhe pse ishte në dy raste në rolin e asistuesit, por mungoi prekja e fundit e sulmuesve të Levantes.
Për Levanten shënoi Gomez (43′ e 47′), ndërsa për Betisin realizuan: Fekir (14′ e 49′), Gonzalez (29′), Karvalho (42′). Në minuta e 74-të, Soldado u përjashtua me karton të kuq, kësisoj Levante mbetet me një lojtar me pak. Aktualisht Betisi është në vend të tretë me 43 pikë pas 24 jave në kampionatin spanjoll.







