Jasir Asani “shpëton” Kisvardën nga disfata

Në kampionatin e futbollit në Hungari,  skuadra e Kisvarda-s, u ndal në një barazim 3-3 ndaj Paks-it, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte Jasir Asani.

Ish-sulmuesi i Partizanit, u shfaq në zonë dhe me gjakftohtësi ia doli të kalonte portierin e kundërshtarëve dhe për të siguruar një pikë për vendasit. Për t’u theksuar është fakti se 26-vjeçari nuk ishte titullar në këtë ndeshje, teksa u aktivizua në minutën e 66. Mirëpo, ky fakt nuk e pengoi shqiptarin të shënonte pas nëntë minutash që ishte në fushë.

Ky ishte goli numër pesë për Asanin, i cili në këtë sezon është duke dhënë një kontribut të madhe për Kisvardën, që është në vendin e tretë të kampionatit, një pikë më pak se kryesuesit e Ferencvaroshit.

LEXO EDHE:

Back to top button