Liverpulli mund Milanin, dërgon Porton në Ligën e Evropa

AC Milan është eliminuar nga garat evropiane për këtë edicion, pas humbjes nga Liverpuli me 1-2 në stadiumin “San Siro”. Vendasit kaluan në epërsi fillimisht për Fikayo Tomorit që shënoi nga afërsia (29′). Por, vetëm shtatë minuta më vonë, Liverpuli barazoi rezultatin përmes Mohamed Salah (36′), rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, nga një gabimi trashanik në mbrojtje, Divok Origi nuk e fali Milanin duke shënuar me kokë (55′). Tutje, Milan kishte edhe disa mundësi, siç ishte i Kessie, por assesi nuk i konkretizoi.

Kështu, Milan mbetet jashtë garave evropiane duke u renditur në pozitën e fundit me katër pikë, derisa Liverpuli, veçse e kishte të siguruar kualifikimin si lider me 18 pikë. Në sfidën tjetër të Grupit B, Atletiko Madrid , në tarnsfertë mundi Porton me 3-1 dhe siguroi kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, ndërsa Porto vazhdon garat në Ligën Evropa.

LEXO EDHE:

Back to top button