Liverpulli, dërgon ofertë 72 mln euro në konton e Portos

Sadio Mane dhe Mohamed Salah do të jenë dy mungesat e mëdha të Liverpulli në ditët në vijim për shkak të angazhimit të tyre me kombëtaret në Kupën e Afrikës, e cila nis më 9 janar. Andaj, “Të kuqtë” janë të detyruar të ndërhyjnë në merkato, duke qenë edhe se skuadra nuk po ia del të ruajë hapin e Man. Sitin në kampionat.

Kështu, për të plotësuar organikën e trajnerit Jyrgen Klopit, drejtuesit kanë menduar të bëjnë një goditje të madhe teksa nën “shënjestër” është vënë 24-vjeçari i Portos, Luis Dias. Kolumbiani mund të mbulojë disa role në fazën offensive teksa aktivizohet në të dyja krahët e mesfushës, ndërsa këtë sezon ka shënuar plot 12 gola në 14 paraqitje.

Duke njohur cilësitë e futbollistit, por edhe faktin se ka një kontratë deri në vitin 2024, Porto është e bindur të mos e lëshojë Dias pa një ofertë prej 80 milionë euro. Ndërkohë, sipas The Sun, Liverpulli nuk shkon më shumë se një ofertë prej 72 milionë eurosh.

LEXO EDHE:

Back to top button