Makedonija Gj.P. blen kartonin e Sefer Eminit

Sefer Emini nuk do të ndryshojë mjedisin, pasi që skuadra e tij amë, Makedonija Gjorçe Petrovin, do të blejë marrëveshjen nga skuadra ruse, Akron.

Futbollisti i ri në sezonin vjeshtor laujti sezonin vejshtor në formë të huazuar, ndërsa tani vendosi firmën për marrëveshjen komplete me skuadrën nga Gjorçe Petrovi. Ndryshe Emini vjen nga shkolla e Makedonija Gjorçe Petrovi, ndërsa për ekipin e parë debutoi në sezonin 2019/20. Në sezonin e deritanishëm në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoni, Emini ka zhvilluar 13 ndeshje për Makedonija Gjorçe Petrovit dhe ka shënuar 3 gola.

Një javë më parë, Makedonija Gjorçe Petrovi ka nisur përgatitjet për sfidat pranverore, ndërsa ekipi u forcua me sulmuesin Italian, Godberg Kuper.

LEXO EDHE:

Back to top button