VIDEO/ Mbrëmje e tre pikëshave të fitores, në sekondat e fundit

Los Anxhelos Lejkers shënuna fitore ndaj Dallasit me 107:104, pas kohës shtesë. Fitoren për Lejkersat e siguroi Ostin Rivs, me një goditje për 3 pikë në 0.9 sekonda deri në fund të kohës shtesë. LeBron Xhejms e përfundoi ndeshjen me 24 pikë, Uestbruk regjistroi 23 pikë dhe 10 kërcimesh, ndërsa Entoni Dejvis pati një performancë prej 20 pikësh dhe 12 kërcimesh.
Në Dallas, që vazhdon të luajë pa të dëmtuarin Luka Donçiç, spikatën Xhejlen Branson me 25 pikë dhe Kristaps Porzingis me 23 pikë e 12 kërcime.
Ndërkohë Ishte një çmenduri e vërtetë në sekondat e fundit të ndeshjes mes Nju Orlinsit dhe Oklahoma Sitit. Në fund, Nju Orlinxi festoi me rezultat 113:110, më një tre pikësh të realizuar nga më shumë së 19 metra. Fillmisht në 1.4 sekonda para fundit, Shej Aleksander shënoi një trepikësh për të barazuar rezultatin në 110:110. Dhe kur të gjithë menduan se ndeshja do të shkonte në kohën shtesë, Devinte Graham mori topin dhe shënoi një trepikësh nga distanca 19 metërshe.
Te vendasit paraqitjen më të mirë e pati Xhilxhs-Aleksander me 33 pikë, ndërsa te fituesi Brandon Plejham 34 pikë, Jonas Valanciunas shënoi “double-double” me 19 pikë dhe 16 kërcime, ndërsa heroi Graham 15 pikë.