Melburn, kompletohen dyshet e gjysmëfinales

Janë mësuar dyshet e gjysmëfinales në turneun Grand Slam “Australian Open”, në të dy konkurencat. Në çerekfinalet e fundit, Stefanos Cicipas mundi Janik Sinesin me 3-0 në sete, duke dominuar përballjen prej fillimi e deri në fund.

Në gjysmëfinale, Cicipas do të takohet me rusin Danil Medvedev, i cili mundi kanadezin Ozher Alisimenin me rezultat 3-2 në sete, në një përballje që zgjati plot 4 orë e 38 minuta.

Në konkurencën e femrave, dyshen e fundit të gjysmëfinales do të përbëjnë Iga Sviatek dhe Danielle Kolins. Tenistja polake, Sviatek, në çerekfinale, mundi estonezen Kai Kanepi me 2-1 në sete, ndërsa amerikania Daniella Kolins, me 2-0 në sete, mundi francezen Alize Kornet.

LEXO EDHE:

Back to top button