Mercedesi heq dorë nga apeli, Verstapen konfirmon titullin

Skuadra e Mercedesit ka konfirmuar se nuk do apelojnë për fitoren e “Red Bull”-it në Abu Dabi. Pas një përballje të zjarrtë mes skuadrave të “Mercedes”-it dhe “Red Bull”-it, ishte piloti Maks Verstappen që arriti ta tejkaloi Luis Hamilton në xhiron e fundit dhe të fitonte titullin e kampionit të botës për vitin 2021.
Mirëpo, pastaj “Mercedes” u ankua shkaku i makinës së sigurisë, ngase Verstapen kishte përfituar nga ai moment, mirëpo pas rishikimit të FIA, holandezi mbeti kampion dhe ankesat e “Mercedes”-it ranë poshtë.
Është menduar që “Mercedes”-i do e apelojë vendimin, ngase sot është dita e fundit, por tani përmes një komunikate zyrtare konfirmuan që nuk do apelojnë.
Kështu, kampioni i botës për herë të parë në karrierë, mbetet Maks Verstapen, derisa Hamilton vazhdon të numërojë shtatë tituj të kampionit të botës.