Meta: Sulmi ndaj Armando Dukës, është akt terrorist

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e quajti akt terrorist ndaj Armand Dukës dhe u bëri thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.
“Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.
Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.”