Nadal pa vështirësi, kualifikohen Barti e Svitolina

Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi me lehtësi 3-0 (6-2, 6-3, 6-4) ndaj gjermanit Janik Hanfman. Në raundin e tretë shkon edhe kanadezi Denis Shapovalov, që mundi 3-2 koreano-jugorin Soon Kvon. Nuk zhgënjen as italiani Mateo Beretini, numri 7 në botë, që mundi 3-1 amerikanin Stefan Kozlov (6-1, 4-6, 6-4, 6-1). Një biletë për më tej sigurojnë edhe spanjollët Karreno Busta e Karlos Alkaraz, si dhe italiani Lorenzo Sonego.

Fitore të lehtë në këtë raund të dytë, arriti numri 1 në botë, tenistja vendase Eshli Barti, që mundi 2-0 (6-1, 6-1) italianen Luçia Bronzeti. Po 2-0 fiton edhe spanjollja Paola Badosa, numri 8 në botë, që eliminoi italianen Martina Trevisan.

Vuan disi por në fund kualifikohet tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-1 francezen Harmoni Tan, që u tërhoq e dëmtuar në fund të setit të tretë. Në raundin e tretë shkojnë edhe bjellorusja Viktoria Azarenka, çekja Barbora Krejçikova e amerikania Madison Kejs.

LEXO EDHE:

Back to top button