Los Anxhelos Lejkers dhe Milluoki Baks, rikthehen te fitoret

Pas humbjes nga Memfisi, Los Anxhelos Lejkers mposhti skuadrën e Oklahoma Sitit me rezultat 95-116. Më i dalluarai te skuadra fituese ishte Lebron Xhejms, i cili realizoi 33 pikë, 6 kërcime dhe 5 asiste.
Edhe kampionët e vitit të kaluar, Milluoki Baks u rikthyen tek fitorja, pas humbjes së fundit nga Majami Hit. Milluoki shënoi fitore ndaj Hjuston Rokets me rezultat 114-123. Te kampioni u dallua Xhianis Antetokounmpo, i cili realizoi 41 pikë në 37 minuta lojë.
Ndërkohë fitore ka regjistruar edhe Bruklin Nets, që mundi Atalanta Hauks, me rezultat 105-113. Pikëshënuesit më të mirë në këtë duel ishin: Tre Jang i Atlantas dhe Kevin Durant I Bruklin Nets, duke shnëuar secili nga 31 pikë.