Në Melburn, do të mungojë finalistja e vitit të kaluar

Në turneun e parë Grand Slam në vitin 2022, “Australian Open”, do të mungojë finalistja e edicionit të fundit të turneut në Melburn, amerikania Xhenifer Brejdi, e cila anuloi pjesëmarrjen për shkak të lëndimit.

Bëhet fjalë për lëndim në këmbë dhe këtë informacion e ka konfirmuar edhe vet organizatori i turneut në Melburn. Brejdi aktualisht renditet në vendin e 81-të në listën e VTA-s, për shkak të lëndimeve të shpeshta.

Përveç saj, tani më kanë anuluar pjesëmarrjen tensitet e mirënjohura si Karolina Plishkova, Venus Uiliams dhe Bianka Andresku.

LEXO EDHE:

Back to top button