Njukasëll, gati 40 mln euro për Armando Brojën?!

Shkëlqimi i Armando Brojës me Sautemptonin, ka bërë që shumë skuadra evropiane të vihen pas sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë. Broja është pjesë e Sautemptonit që kërkon të blejë kartonin e sulmuesit të Shqipërisë, pasi që është i huazuar nga Çellsi.
Mirëpo në garë për firmën e Brojës, tani janë kyçur Uest Hemi dhe Njukasëll, që janë të gatshëm të paguajnë shifra të majme parash. Mediat britanike raportojnë se sulmuesi shqiptarë që ka shtatë gola në 21 paraqitje për Sautemptonin, ka marë ofertë në vlerë prej 40 milionë euro nga Njukasëll për të sjell sulmuesin shqiptarë në “Sent Xhejms Park”.
Sidoqoftë, kjo e ka detyruar Sautemptonin të bëjë gjithashtu një ofertë të madhe për ta mbajtur lojtarin në bregun jugor, që do të thotë se një luftë midis dy klubeve do të ndodhë për pjesën e mbetur të afatit kalimtar.