Qeveria his hetime për deklaratën e rreme të Gjokoviçit

Ende nuk ka ardhur një vendim i qeverisë australiane në lidhje me tenistin serb Novak Gjokovic, nëse numri 1 në botë do të luajë në “Australian Open” apo jo. Gjokovic fitoi dje betejën në gjykatë, që i dha të drejtë të luajë në Grand Slamin, që nis më 17 janar, edhe pse i pavaksinuar.

Gjithsesi, Ministria e Emigracionit ka apeluar vendimin dhe ka fjalën e fundit, teksa mund të anullojë lejen e qëndrimit dhe të kthejë mbrapsht në vendlindje tenistin.

Vendimi i qeverisë ishte planifikuar për sot, por mësohet se është shtyrë për të mërkurën. Nga ana tjetër, mediat australiane bëjnë me dije se Gjokovic po hetohet për deklaratë të rreme. Në aeroport, i pyetur nëse ka lëvizur në vende të tjera teksa ka qenë i infektuar, tenisti ka thënë jo.

Ndërkohë që, pas infektimit me “Covid-19” më 16 dhjetor, ai ka qenë i pranishëm në disa evente dhe nuk ka kryer karantinën e detyruar. Për pasojë, ai po hetohet për deklaratë të rreme në kufi. Gjokovic qëndroi për stërvitje në Spanjë, nga ku u nis më pas për Australi.

LEXO EDHE:

Back to top button