Radeski: Pikët i merituam sepse dominuam ndeshjen

Skuadra e FC Shkupit, si mysafir në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, regjistroi fitoren e 15-të në këtë sezon, duke e mposhtur ekipin e Rabotniçkit, me rezultat minimal 0:1. Marjan radeski vendosi fituesin në minutën e 67-të, ndërsa FC Shkupi dy herë goditi shtyllën e portës së “Romantikëve”.

“Këto janë tre pikë të rëndësishme për skuadrën tonë. Ne japim maksimumin në çdo ndeshje dhe shpresojmë që do të vazhdojmë kështu derisa t’i gëzojmë tifozët tanë dhe ta sjellim titullin në Çair.

Goli ishte i rëndësishëm por më gëzon më shumë fakti që arritëm ti marrim tre pikët, të cilat mendoj që i merituam sepse dominuam ndeshjen nga fillimi deri në fund,” tha pas ndeshjes sulmuesi i skuadrës nga Çairi.

 

FC Shkupi vazhdon të qëndrojë lider në tabelë, me plot 48 pikë të grumbulluara, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë kundër Tikveshit në Çair (më 27 shkurt).

LEXO EDHE:

Back to top button