Rej Manaj, pas golit të shënuar merr notën më të lartë te Specia
Rej Manaj ishte protagonist për skuadrën e Spezia-s në sfidën ndaj Bolonjës. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 11-të, duke i dhuruar avantazhin të tijve, por që në fund Specia doli e mposhtur nga transferta me rezultatin 2-1.
Gjithsesi, performanca e 24-vjeçarit ishte për t’u veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, teksa edhe në notat e vendosura nga Eurosport, Manaj ka qenë më i vlerësuari nga Spezia, duke iu akorduar nota 6.5.
“Manaj shënoi golin e parë të ndeshjes, një goditje e bukur me kokë si e një sulmuesi të madh. Në vazhdim, mbrojtja e Bolonjës merr masat e duhura dhe e izolon duke mos i lënë mundësinë të bëjë shumë në fazën ofensive”, përshkruan Eurosport ndeshjen e Manaj.
Ndërkaq, për Rey Manaj ishte goli i tretë në Serie A, ndërsa është shndërruar në pikë referimi për sulmin e skuadrës së drejtuar nga trajneri Tiago Mota. /Supersport/








