Shoqata e Arbitrave: Na falni në emër të arbitrit!

Ky ka qene reagimi i parë i Shoqatës se Arbitrave Italiane karshi Milanit, pas gabimeve të arbitrit Marko Serra, 39-vjeçari nga Torino. Gabimet e bëra ndër të tjera përpara Andrea Gervasonit, zevendesit të përgjedhësit fiorentin Xhianluka Roki, i pranishëm në tribunat në “San Siro” për Milan-Spezia 1-2.

Milani, pasi kishte njohur mungesën e keqdashjes në gabimet e arbitrit – edhe pse të rënda – do të kishte pranuar faljen. Përtej faljes, të cilat kishin ardhur edhe në pasndeshje nga vetë arbitri, është e qartë, megjithatë, se do të ketë pasoja.

Për golin e anuluar që shpërtheu zemërimin e “kuqezinjve”, sigurisht, por jo vetëm: një paraqitje, me shumë gabime, përfshirë penalltinë e pa parë nga fusha. Pra, Serra do të ndalet, por jo vetëm: të gjitha mangësitë e tij sugjerojnë një ndalesë që mund të zgjasë më shumë se dy javë.

LEXO EDHE:

Back to top button