Totenhami gati 70 mln euro për 2 yjet e Juventusit

Totenham është duke u përgatitur që të forcojë skuadrën në afatin kalimtar të dimrit. Drejtori sportiv Fabio Paratici është në bisedime me trajnerin Antonio Konte, për të parë përforcimet e radhës, derisa dy yjet e Juventusit janë shënjestra kryesore.

“Calciomercato” raporton se Tottenham është gati të paguajë plotë 70 milionë euro për dyshen e “Zonjës së Vjetër”, Dejan Kullushevski dhe Ueston MekKeni. Amerikani nuk është i kënaqur me mintuazhën te klubi italian dhe është i hapur për largimin, mirëpo Juventusi nuk e shet nën vlerën e 35 milionë eurove.

Në të njëjtin çmim, Juventusi e vlerëson edhe sulmuesin Dejan Kullushevskin. Ideja e Totenham është ta huazojnë për gjashtë muaj, pastaj nëse bind me paraqitjet do e aktivizojnë opsionin e blerjes.

LEXO EDHE:

Back to top button